Ademola Lookman dhe shefi ekzekutiv i Atletico Madrid, Miguel Ángel Gil Marín
Ademola Lookman është futbollisti më i ri i Atletico Madrid. Sulmuesi 28-vjeçar vendosi që të largohej nga Atalanta, për të nisur një aventurë të re në LaLiga spanjolle.
Me klubin e ri, nigeriani ka firmosur kontratë 4.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, madrilenët shpenzuan 40 milionë euro.
Lookman ka një karrierë interesante të nisur në Angli me Charlton. Më pas, sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur edhe me Everton, Leipzig, Fulham dhe Leicester, para se të kalonte në Itali te Atalanta.
Poll
