Barcelona
Eleminimi i Real Madrid nga Albacete, i dha besim këtyre të fundit se mund të bëjnë “mrekullinë” edhe ndaj Barcelonës në fushën e tyre, por që nuk ndodhi kështu.
Barça e Hansi Flick nuk e diskutoi për asnjë moment kualifikimin. Lamine Yamal zhbllokoi shifrat për katalanasit në pjesën e parë, ndërsa Araujo i dyfishoi në të 56’.
Në minutat e fundit, finalizimi i Moreno vlejti sa për statistikë. Sfida në fjalë ishte e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Spanjës.
Poll
