Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

5 gola në 4 ndeshje, sulmuesi shqiptar “eklipson” Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal në La Liga

Shkruar nga NEWSPORT
5 gola në 4 ndeshje, sulmuesi shqiptar “eklipson” Kylian Mbappe
Vedat Muriqi

La Liga ka përcaktuar fituesin e çmimit “Lojtari i Muaj” janar. Sulmuesi shqiptar i Kosovës Vedat Muriqi, ia doli të mposht yllin francez Kylian Mbappe.

Gjatë muajt janar me Mallorca-n, Muriqi shënoi 5 gola në 4 ndeshje, formë e pabesueshme. Trigolëshi me Atheltic Bilbao ishte “qershia mbi tortë” për 31-vjeçarin. As Lamine Yamal nuk mundi ta konkurronte dot Muriqin në janar.

Edhe pse jemi në orët e fundit të merkatos, nuk ka siguri nëse sulmuesi “Dardan” do të vijoi te Mallorca, teksa Fenerbahce është gati të realizojë rikthimin e “bujshëm”. Sipas “Transfermarkt”, kartoni i liderit të “Piratëve” përkon me 4.5 milionë euro.

     

Poll

Lexo gjithashtu