Real Madrid
Real Madrid ka fituar në shtëpi përballë Rayo Vallecano në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e 22-të të LaLiga. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, përfundoi 2-1.
Madrilenët gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 15-të me Vinicius JR. Ndërkohë që miqtë barazuan në minutën e 49-të me De Frutos. Kur u mendua se gjithçka përfundoi në barazim, në minutën e 100-të, Mbappe ktheu në gol një penallti, duke çuar shifrat në 2-1.
Kështu, “Los Blancos” mbeten në vendin e dytë por shkojnë në kuotën e 54 pikëve, 1 më pak se Barcelona kryesuese. Në krahun tjetër me 22 pikë, Vallecano mban vendin e 17-të.
GOLAT:
Goli i Vinicius
Goli i De Frutos
Goli i Kylian Mbappe
Poll
