
Trajneri i Kosovës Bernard Challandes është testuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jetë sot në stol për Dardanët. Në vend të tij, ekipin e Koosvës do ta drejtojë ndihmësi Muharrem Sahiti.
Kosova do të luaj vëllazëroren me Shqipërinë sot në 16:00 në "Elbasan Arena". Dje trajneri zviceran ka dalë në konferencën për shtyp, teksa Federta e Kosovës konfirmon se ai është me Coronavirus.
"Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.
Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.
Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti", shkruhet në njoftimin e FFK.