Albacete - Barcelona
Përtej 3 golave të shënuar dhe kualifikimit të pritshëm të Barcelonës në gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës, veprimi i papritur dhe aspak profesional i arbitrit Munuera ka shkaktuar shumë polemika.
Në minutat e fundit të takimit, Albacete merr “zemër” dhe tentoi të befasojë Barçën. Në aksion e sipër, mbrojtësi Gerard Martin shpëton mrekullisht ekipin e Hansi Flick nga goli i barazimit, duke devijuar topin.
Në këtë “skenë”, arbitri nis të festojë përmes gjestikulacioneve, por sapo Martin i ndryshon udhë topin, merr profil serioz. Komentet në rrjetet sociale nga tifozët e skuadrës katalanase, por edhe më gjerë nuk kanë munguar, teksa e konsiderojnë arbitrin në fjalë si të “shitur”.
Poll
