Toni Domgjoni dhe drejtori sportvi i Ballkanit, Nderim Nexhipi
Toni Domgjoni është futbollisti më i ri i Ballkanit. Mesfushori 27-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Malajzi me Selangor FC, për të nisur një të re në Superligën e Kosovës.
“FC Ballkani ka kënaqësinë të prezantojë Toni Domgjonin, një nga transferimet më të mëdha për ekipin tonë kohëve të fundit. Një lojtar me përvojë dhe cilësi të dëshmuara në futbollin evropian, që vjen për t’i dhënë më shumë forcë dhe stabilitet skuadrës”, shkruan ndër të tjera klubi nga Theranda.
Kujtojmë se Domgjoni e ka nisur karrierën e tij në Kroaci me Slovan Belupo, teksa më pas ka luajtur edhe me ekipe si Koprivnica, Zyrih, Vitesse dhe Koper. Ai ka gjithashtu edhe 4 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.
View this post on Instagram
Poll
