Skuadra e Amedspor ka marrë një fitore të “çmendur” kundër Adana Demirspor, 7 – 0. Ish-sulmuesi i Tiranës Florent Hasani, pas transferimit nga Boluspor te Amedspor gjatë kësaj merkatoje, ka shënuar golat e parë te ekipi i ri.
Në minutën e 45-të, Hasani “tundi” rrjetën mike, për të dërguar shifrat në 3 – 0. Gjatë pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 59-të, bomberi shqiptar i Kosovës finalizoi dopietën personale, por çfarë goli!
Prej një distance të konsiderueshme, e djathta “vrastare” e 28-vjeçarit përfundoi në rrjetë. Amedspor mban kreun në Ligën e Parë të Turqisë pas 23 javësh dhe janë pretendentët për t’u ngjitur në Superligë.
Përfshirë edhe paraqitjet me Boluspor gjatë këtij sezoni, Florent Hasani ka shënuar 16 gola në 22 ndeshje, formë mbreslënëse.
