Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Finalja U-9 kurorëzon edicionin e tretë të turneut “Futsal Junior”, të vegjëlit dhurojnë emocione & spektakël

Shkruar nga NEWSPORT
Finalja U-9 kurorëzon edicionin e tretë të turneut “Futsal
Futsal Junior U-9

Turneu “Futsal Junior” uli siparin e edicionit të tretë me zhvillimin e turneut për grupmoshën U-9, që u mbajt këtë fundjavë. Ky edicion u vlerësua si një organizim tejet i suksesshëm, që për tre javë radhazi mblodhi me qindra fëmijë në parketin e sallës “Feti Borova”, duke krijuar një atmosferë feste dhe sportive.

Kjo fundjavë iu dedikua grupmoshës U-9, ku 16 ekipe fëmijësh garuan dhe u argëtuan, duke vijuar misionin për nxitjen e pjesëmarrjes masive dhe kultivimin e dashurisë për futbollin që në moshë të vogël.

Pas zhvillimit të ndeshjeve të fazës së grupeve dhe gjysmëfinaleve, ekipi i KSP Junior u shpall fitues i turneut. Në gjysmëfinale, KSP Junior triumfoi ndaj Triumph me rezultatin 2-1, ndërsa Tirana siguroi kualifikimin në finale pas fitores 3-0 ndaj Astirit.

Finalja u diskutua mes KSP Junior dhe Tiranës, një takim mjaft i luftuar dhe i bukur, që përfundoi me triumfin 3-1 KSP Junior.

Në ceremoninë përmbyllëse, trofeu iu dorëzua ekipit fitues nga Sekretari i Përgjithshëm i SHRF Tiranë, Ardian Haçi, njëkohësisht edhe një nga organizatorët e këtij turneu.

Turneu “Futsal Junior” u organizua për tre fundjava rresht nga SHRF Tiranë, në bashkëpunim me APR dhe me mbështetjen e FSHF-së. Në total, 48 ekipe të grupmoshave U-9, U-11 dhe U-13 morën pjesë në këtë aktivitet, që  kishte si objektiv promovimin e futbollit të sallës, rritjen e pjesëmarrjes së fëmijëve në sport dhe ofrimin e një eksperience argëtuese dhe edukuese për më të vegjlit.

Poll

Lexo gjithashtu