Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Vetëm 17 vjeç, mbrojtësi i talentuar shqiptar firmos kontratë profesionale në elitën e futbollit norvegjez

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vetëm 17 vjeç, mbrojtësi i talentuar shqiptar firmos
Betim Hasanaj

Betim Hasanaj është futbollisti më i ri i Lillestrom. Qendërmbrojtësi 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka hedhur hapin e madh në karrierë, duke firmosur me klubin e elitës së futbollit norvegjez.

Kjo mund të quhet patjetër një goditje dhe kjo jo vetëm prej moshës e asaj që premton shqiptari. 17-vjeçari mund të bëjë mjaft mirë edhe rolin e mbrojtësit të djathtë dhe të mefsushorit difensiv, duke qenë një “xhol” për ekipin norvegjez.

Kujtojmë se më parë, Hasanaj është aktivizuar me Klubin Sportiv Grorud. Ky ekip është kryeqytetas në Norvegji, pra ekip i Oslos. Tashmë, ai është gati për të treguar talentin e tij në shkallën më të lartë të futbollit norvegjez.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu