Velje ka marrë fitoren e parë në kampionat në sfidën e zhvilluar ndaj Sonderjyske. Takimi I javës së dytë të kampionatit danez u mbyll me rezultatin 4-1 për Veljen. Protagnonist në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi i Kombëtares U-21, Arbnor Muçolli që shënoi golin e 3-të dhe të 4-të duke hipotekuar fitoren për ekipin e tij.
Sulmuesi shqiptar me në gjuajte nga jashtë zone mposht portierin mik. Në fund të ndeshjes, Muçolli shënon një tjetër supergol duke kaluar mbrojten kundërshtare me një parabol të lehtë e dërgon në rrjetë.
Gjithashtu në këtë sfidë u aktivizua edhe Ylber Ramadani që ka lënë kështu karantinën dhe ka zbritur në fushë për Veljen.
Poll