
Skënderbeu, mbrëmë ka bërë ëndrrën realitet, pasi është kualifikuar në raundin e tretë të Europa Leagues-s duke mundur Kayrat Almaty-n në shtëpi me rezultatin 2-0. Kalimi në fazën e tretë ka qenë një arritje për korçarët, lojtarët por mbi të gjitha një mundësi e artë për të mbushur arkat e klubit, të cilat qëndronin të zbrazura prej një viti për shkak të pezullimit të Skënderbeut nga Kupat e Europës.
Deri tani, Skënderbeu ka arkëtuar plot 675 mijë euro. 215 mijë euro janë arkëtur nga fillimi i këtij kompeticioni, duke qenë se Skënderbeu e nisi nga turi i parë. Më pas, kualifikimi ndaj Sant Hulia-s u dha mundësinë korçarëve të fitojnë 225 mijë euro të tjera. Kualifikimi në turin e tretë ka bërë që korçarët të përfitojnë edhe 235 mijë euro të tjera, duke çuar në 675 mijë euro fitimet në total deri tani.
Gjithashtu, nga numri një i klubit korçar, presidenti Takaj është premtuar një premio prej 50 mijë eurosh në rast kualifikimi në turin e tretë, gjë që ndodhi. Kjo ka qenë një nga mënyrat që ka zgjedhur Takaj për të motivuar lojtarët dhe ja arriti.