Në konferencën për shtyp të zhvilluar para pak minutash në Perros-Guirec, aty ku është akomoduar Kombëtarja kuqezi ka folur Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj, dy liderët e mbrojtjes së Shqipërisë në këtë Europian. Mavraj iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, ndërsa cilëson se Shqipëria duhet që të japë maksimumin në sfidën kundër Francës dhe të harrojë humbjen me Zvicrën në mënyrë që të kalojë grupin. "Kemi pasur një ndeshje shumë të mirë dhe mbrojtje të stabizlizuar. Në këtë nivel nuk ka skuadra të mira që nuk krijojnë raste. Forca jonë është kolektivi dhe shpresoj që me Francën të mos vërehet dhe mungesa e Lorikut. Kushdo që të mungojë, ne do të bëjmë maksimumin që të mos ndjehet se kush nuk është në lojë, ka shprehur Mavraj fillimisht.
[caption id="attachment_2547" align="alignleft" width="300"] Mavraj në dyluftim gjatë sfidës kundër Zvicrës[/caption]
Ndihesh mirë me Ajetin partner në qendër të mbrojtjes apo me Kukelin?
Nuk është koha të pyesim për të zgjedhur lojtarin në krah. Është situatë që duhet t'ia dalim pavarësisht nëse është Ajeti apo Kukeli. Duhet të bëjmë maksimumin dhe të kemi ambicie për të ecur përpara. Në fund të ditës kushdo që do të vendoset në fushë duhet të bëjë më të mirën.
Mungesa e Canës?
Normalisht që mungesa e Canës është e rëndësishme për ne. Është kapiteni i skuadrës, ka përvojë në situata të tilla, por është vështirë ta zëvendësojmë, por jam i bindur se do ia dalim ta zëvendësojmë Lorikun më së miri. Pavarësisht humbjes me Zvicrën jam i bindur se do t'ia dalim të fitojmë në ndeshjen e radhës.
Ndeshja me Francën, çfarë do të bëni?
Normalisht që është ndeshje me më shumë rëndësi sesa me Zvicrën. Kemi ndeshje për mbijetesë, pra për të mbajtur gjallë shpresat për të kaluar grupin. Po arritëm rezultat të mirë lind shpresa për të kaluar grupin. Me një humbje, humb çdo shpresë. Arritja jonë këtu është arritje jo vetëm si skuadër por edhe për ne si komb. Do ti krijojmë vështirësi Francës, do të përpiqemi ti kapim në befasi.
A ishte skuadra më e ngarkuar sesa duhet me emocione ditën e djeshme?
Normalisht që kemi pasur shumë emocione, por kjo është hera e parë që jemi në këtë Europian, është normale që të jemi të ngarkuar emocionalisht. Kishte shumë tifozë që na përkrahnin dhe u ndiem borxhli ndaj tyre, donim tua shpërblenim, por u bllokuam dhe nuk dhamë 100%. Gabojmë nga emocionet e tepërta, por ka dhe gabime individuale, por kemi ecur mjaft mirë. Me Ukrainën kemi pësuar pa arsye, s'besoj se ka pasur emocione. Ne emocione kemi pasur dhe në pjesën e dytë, jo vetëm në 10 minutat e para.
[caption id="attachment_2549" align="alignright" width="300"] Mërgim Mavraj vlerëson Ermir Lenjanin për atë çka jep me kuqezinjtë[/caption]
Në fazën eliminatore i keni marrë Francës 4 pikë, si e shihni tashmë situatën?
Nuk krahasohen ndeshjet në eliminatore me ato që luhen tani. ekipi i tyre do të ketë shumë ndryshime, ndaj asnjë lojtar nuk e ndjen veten më të qetë apo me vetëbesim. është situatë komplet ndryshe dhe nuk krahasohen situatat dhe ndeshjet.
Lenjani, në Francë nuk merr kaq minuta sa me Kombëtaren, ku qëndron ndryshimi?
Nuk mund të mbivlerësosh. Lenjani luan në Francë, ndërsa çdo ndeshje që ka bërë me Kombëtaren ka bërë ndeshje shumë të mira. Ekipi i tij nëse ka ankesë, ne përkundrazi nuk kemi asnjë vërejtje ndaj tij.