Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

3 gola në 4 ndeshjet e fundit, bomberi shqiptar i fut të “dridhurat” 86 milionë turqve

Shkruar nga NEWSPORT
3 gola në 4 ndeshjet e fundit, bomberi shqiptar i fut të
Fisnik Asllani

Teksa po afrohet gjithmonë e më shumë momenti i së “vërtetës”, ndeshja Kosovë – Turqi, e ku “Dardanët” kanë shansin e “artë” për të bërë historinë në arenën botërore të futbollit.

Nëse analizojmë statistikat e Kosovës në ndeshjet e fundit, lojtari që bie në sy është padiskutim Fisnik Asllani. Nëse trajneri Montella te Turqia e ka vendosur fokusin vetëm te Vedat Muriqi, e ka gabim.

Asllani numëron 3 gola në 4 ndeshjet e fundit me përfaqësuesen, statistika që do i kishte zili çdo sulmues, aq më shumë me gola që kanë “peshuar” shumë, si fitorja ndaj Suedisë (1 – 0), kundër Sllovenisë (2 – 0), apo edhe së fundmi karshi Sllovakisë (4 – 3).

Para se 86 milionë turq do kërkojnë të festojnë “rikthimin” në Kupën e Botës, fillimisht duhet t’i bëjën “llogaritë” me “vrastarin” e golit Fisnik Asllani.            

Poll

Lexo gjithashtu