Turqia u rikthye në Kupën e Botës pas 24 vitesh mungesë, pasi mposhti Kosovën në "Fadil Vokrri" me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Akturkoglu në minutën e 53-të.
Pas përfundimit të sfidës, në prononcimin për media ka folur edhe trajneri fitues, Vincenzo Montella, i cili theksoi se kundërshtari e vuri jo pak në vështirësi dhe nënvizoi se është fat i keq që në këtë turne mund të kalojë vetëm një skuadër, duke ngritur lart nivelin e "Dardanëve".
"Kosova na vuri shumë në vështirësi. Ishim të përgatitur pasi Kosova ka një skuadër cilësore. Fati i keq që vetëm njëra mund të kalojë në Kampionatin Botëror", tha fillimisht Montella.
Italiani nuk la pa përmendur dhe faktin se kreu i federatës Agim Ademi dhe trajneri Franco Foda shkuan ta uronin pas ndeshjes, gjest që tregon më së miri sportivitetin në fushë.
