Humbja e Polonisë me Suedinë në shifrat 2-3 ka shënuar dhe fundin e ciklit për Robert Lewandowskin, i cili ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në nivelin ndërkombëtar.
Në moshën 37-vjeçare, bomberi i sulmit beson se nuk ka çfarë ofron më me kombëtaren, duke i hapur rrugën lojtarëve të rinj. Me 89 gola në 165 ndeshje të luajtura, Lewandowksi mund të krenohet për atë çfarë i ka dhuruar këtij vendi dhe tifozëve që e kanë mbështetur në çdo ndeshje kualifikuese të këtij Botërori.
Vetë Lewa në postimin e fundit në rrjetin e tij social në Instagram, la të nënkuptohej se mbyllja e aventurës së tij si futbollist aktiv i Polonisë ishte e pashmangshme, por pa lënë një shkrim që specifikon në të vërtetë vendimin e tij final.
Kujtojmë se sulmuesi i cili aktivizohet në Spanjë me Barcelonën, u bë protagonist në fitoren 2-1 ndaj Shqipërisë, pasi goli i tij ktheu baraspeshën në Varshavë përpara se Zielinski të dyfishonte shifrat.
View this post on Instagram
