Kosova do të përballet mbrëmjen e 31 marsit me Turqinë, në kuadër të “play-off” të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të nisë në orën 20:45. Ndërkohë që në prag të këtij dueli ka folur edhe trajneri i daradnavëe, Franco Foda.
“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativë dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.
Baton Zabërgja para Edon Zhegovës, a është kjo si pasojë e minutazhës së ulët te Juventusi? Kam besim të madh tek të gjithë lojtarët, po ashtu edhe te Edoni.
Secila ndeshje ka rëndësinë e saj dhe duhet të vendos se kë të fus nga fillimi. Te Sllovakia kanë luajtur me topa të gjatë, prandaj na është nevojitur një lojtar me trup të gjatë. Ndoshta nesër Edoni do të luajë nga fillimi
Kam besim te të gjithë lojtarët, edhe te Zhegrova. Secila lojë ka situatat e veta. Nesër ka gjasa që Edoni të luajë nga fillimi”, tha Foda.
