
Kapiteni I Kombëtares U17 të Shqipërisë, Mario Mitaj debutoi dje me ekipin e AEK-ut të Athinës në ndeshjen kundër PAOK. Mbrojtësi shqiptar zhvilloi 45 minuta të mira me skuadrën e tij, teksa ndeshja përfundoi 1-1, me PAOK që barazoi në fundin e takimit.
Talenti kuqezi ka folur pas ndeshjes duke treguar emocionet e debutimit, ndërsa ka kërkuar më shumë minuta. Mitaj thekson se lojtarët e AEK I kanë folur për të mos pasur emocione në fushë, ndërsa shqiptari tregon edhe idhullin më pozicionin e majtë të mbrojtjes ku luan.
Debutimi? Debutimi im erdhi në një ndeshje shumë të rëndësishme për ekipin. Jam I lumtur që bëra mirë për minutat që isha në fushë dhe dëshiroj të marr më shumë të tilla. Një ëndërr e bërë realitet. Trajneri më njoftoi një ditë para se do isha startues dhe në fillim isha në tension, ekipi më ndihmoi që ta kaloj këtë gjë.
Çfarë të tha Livaja? Livaja më ngriti psikologjikisht dhe më tha të luaja me qetësi. U qetësova pas golit që shënuam.
Ishte diçka e mirë të përballesha me lojtarët më të mirë të tyre, pas golit u ngrita psikologjikisht dhe I pashë si të barabartë në fushë. Trajneri më tha se duhet të luaja qetë. Në fund ne gabuam dhe pësuam golin.
Pozicioni në fushë? Kam luajtur si një mbrojtës qendre dhe tanimë jam zhvendosur majtas në mesfushë pasi trajneri luan me tre në mbrojtje. Sigurisht që mund të luaj edhe këtu, si mbrojtës I majtë mund të performoj më mirë edhe në fazën sulmuese. Na ndihmon ky sistem që të jemi më agresivë në fushë. Më pëlqen Messi, por shoh Marcelon për pozicionin tim. Në ekip kemi lojtarë si Karim Ansarfald apo Livaja.