Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Magani: Vuajtëm në pjesën e dytë, humbje që i rikthen lojtarët me këmbë në tokë

Shkruar nga NEWSPORT
Magani: Vuajtëm në pjesën e dytë, humbje që i rikthen

Besa u mposht 2-0 nga Dinamo në ndeshjen e javës së 10-të të Kategorisë së Parë. Një humbe që e lë skuaadrën e Besës në vendin e 3-të në klasifikim me 15 pikë.

Pas kësaj disfate ka folur edhe trajneri Gugash Magani, i cili ishte mjaft i zhgënjyer me lojën e të tijve në pjesën e dytë, ndërsa nuk e bën dramë humbjen ndaj Dinamos, pasi sipas tij kjo e fundit është ndërtuar për të siguruar Superligën.

"Humbja ndaj Dinamos? Ndeshja është 90 minuta dhe siç ishim në pjesën e parë duhet të ishim deri në fund. Dinamo është një skuadër e ndërtuar për kategorinë e parë. Kemi qenë më mirë se kundërshtari në pjesën e parë. E kemi kontrolluar lojën.  Bënë dy ndërrime, por nuk dolën siç duhet. Nuk na falen dy golat që pësuam. Skuadra ra moralisht nga pësimi i golit, një humbje që na vendos me këmëb në tokë sepse lojtarët ishin pak euforik, por unë nuk jam i tillë. Nuk është një dramë që u mundëm nga Dinamo. Do analizojmë gjithçka për të mos bërë të njëjtat gabime.

3 javë pushime? Janë gjëra që nuk i vendosim ne, skuadra ka vazhdimësi pasi kemi 5 ndeshje që nuk humbisnim. Jemi në gjendjen optimale. Pas kësaj humbje, pushimi është i duhur pasi do të rikthehemi më të forte”, ka theksuar Magani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga