Janë zhvilluar ndeshjet për vendin e tretë dhe të katërt në turneun “Replay Snack Elka Cup 2026”, duke përcaktuar skuadrat që kompletojnë podiumin në të dyja kategoritë.
Në kategorinë e djemve, gjimnazi “Prenk Jakova” i Shkodrës siguroi vendin e tretë pas një fitoreje bindëse 4-1 ndaj “Themistokli Gërmenji” të Korçës, duke mbyllur me sukses aventurën në këtë edicion të turneut.
Ndërkohë, në kategorinë e vajzave, shkolla 9-vjeçare “Atë Shtjefën Gjeçovi” e Lezhës triumfoi 2-0 përballë “Naim Frashëri” të Korçës, duke merituar vendin e tretë pas një paraqitjeje solide.
Pas këtyre përballjeve, vëmendja tashmë zhvendoset te finalet e mëdha, që do të luhen më 8 maj në “Shtëpinë e Futbollit”. Në kategorinë e djemve, trofeu do të diskutohet mes gjimnazit “Petro Nini Luarasi” të Tiranës dhe “Perikli Ikonomi” të Fierit, ndërsa në kategorinë e vajzave do të përballen “Mervete Peza” e Tiranës dhe “Urani Rumbo” e Gjirokastrës.
Vendi i tretë /katërt (djem)
“Prenk Jakova” (Shkodër) – “Themistokli Gërmenji” 4-1
Vendi i tretë/katërt (vajza)
“Atë Shtjefën Gjeçovi” (Lezhë) – “Naim Frashëri” (Korçë) 2-0
Finalja (djem)
“Petro Nini Luarasi” (Tiranë) – Perikli Ikonomi (Fier), 8 maj, “Shtëpia e Futbollit”
Finalja (vajza)
“Mervete Peza” (Tiranë) – “Urani Rumbo” (Gjirokastër), 8 maj, “Shtëpia e Futbollit”
