Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në “Kongresin Botëror të Ligjit”, iu drejtua me batuta ministrit francez të drejtësisë Gerald Darmanin. Ky i fundit u gjend për herë të parë në Tiranë.
Por ajo çka bërë më shumë “bujë”, ishte “ngjyrimi” i Ramës, duke “kanalizuar” me sigurimin e finales nga ekipi i PSG-së në Champions League, teksa ata ia dolën të eliminonin Bayern Munich:
“Një shprehje të mirënjohjes për gjithçka ju, presidenti juaj po bëni për të mbështetur procesin e referormimit dhe të zbatimit të reformës në drejtësi.
Ne patëm dje kënaqësin që të mbështesnim fitoren e Paris Saint Germain. Gjë që së bashku e pritëm me shumë adhurim. Kështu që, nëse doni të fitoni dhe finalen, hajdeni prap në Tiranë në 30 maj”.
