Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fidel Ylli "ngrin" aktivitetet ndërkombëtare të Shoqatës "Pëllumbat e Postës", presidenti i Komitetit Olimpik kërkesë Drejtorisë së Doganës (LETRA)

Shkruar nga NEWSPORT
Fidel Ylli "ngrin" aktivitetet ndërkombëtare të
Fidel Ylli dhe Pëllumbat e Postës

Vendimi i presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka ngjallur komente të shumta në mbarë komunitetin sportiv. Bëhet fjalë për pëllumbat postarë në Shqipëri, të cilët përmes një letre të vulosur nga presidenti në drejtim të Drejtorisë së Doganës në Qafë Thanë, u ndalohet dalja jashtë Shqipërisë për aktivitete ndërkombëtare.

Në këtë shkresë, shkruhet gjithashtu se Kujtim Bejqa me pozicionin e administratorit tek Shoqata “Pëllumbat e Postës 2003” po zhvillohen pikërisht këto aktivitete që bien ndesh me qëndrimin e federatës, e cila nuk ka dhënë autorizimin për këto organizime. Madje thuhet se asnjë shoqatë s’mund të ndërmarrë kompeteca të tilla, pa u diskutuar fillimisht me federatën përkatëse dhe pa miratimin e saj zyrtar.

Këto janë dhe arsyet që kanë çuar Fidel Yllin në këtë vendim drastik dhe që prek rreth 170 sportistë të cilët i zotërojnë me qindra pëllumba garues dhe që janë pjesë prej vitesh e garave sportive ndërkombëtare.

LETRA: 

"Për: Drejtorinë e Doganës - Qafë Thanë e Tushemisht z. Gentjan Berberi

I nderuar z. Drejtor, Duke ju falenderuar paraprakisht, desha të kem vëmendjen tuaj për një çështje, për të cilën do të doja suportin dhe bashkëpunimin tuaj. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, si ombrella e lëvizjes sportive në vend, ka të anëtarësuar si anëtar me të drejta të plota, Federatën Shqiptare të Kolombofilëve, me President Ramazan Gjyla, Federatë që ushtron aktivitetin e garimit të pëllumbave udhëtare. Aktiviteti ky i çertifikuar nga Ministria përgjegjëse për Sportin, si dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë-Tiranë, siç e përcakton edhe Neni 17, 18 dhe 19 i Ligjit 79/2017 "Për Sportin", i ndryshuar.

Prej disa kohe, nje Shoqatë tjetër, (Pëllumbat e Pastës 2003), me Administrator 2. Kujtim Beqja, po kryen aktivitete të njëjta me aktivitetin e kësaj Federate, por që në zbatim të Neni 19, Pika 3 e Ligjit 79/2017 "Për Sportin", e ndryshuar, asnjë shoqatë nuk mund të zhvillojë aktivitet pa marrë një miratim me shkrim nga Federata për ta zhvilluar aktivitetin e saj në territorin shqiptar.

Gjithashtu, asnjë shoqatë nuk mund të zhvillojë aktivitete ndërkombëtare, (jashtë Shqipërisë), përveç Federatës përkatëse (Neni 18, Pika "dh"). Pavarësisht njoftimeve, kjo Shoqatë vijon të dalë nga territori shqiptar me mënyra të paligjshme, si p.sh. me mjetin kamion me targa AA15821, apo mjete të tjera. Prandaj kërkojmë mos lejimin nga autoriteti doganor i Qafë Thanës dhe i Tushemishtit të kalimit të kufirit të këtij mjeti, apo e mjeteve të tilla te ngjashme që Shoqata Pëllumbat e Postës 2003 përdor, për të dalë jashtë kufinjve shqiptarë.

Duke ju falenderuar, Me respekt, Fidel Ylli PRESIDENT

Fidel Ylli "ngrin" aktivitetet ndërkombëtare të
 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu