Ish-sulmuesi ikonë i ekipit të Tiranës, Artur Maxhuni ka reaguar së fundmi në rrjet shumë i indinjuar, por njëkohësisht edhe krenar. Maxhuni ka bërë të ditur se më 10 maj, në Berlin do të shfaqet një film që i kushtohet legjendës “bardheblu”, Skënder Halilit.
Megjithatë, ish-futbollisti shpreh indinjatën e tij ndaj, për një poster të legjendës “bardheblu” Halilit, që sipas tij është hequr një muaj më parë. Ndër të tjera, Maxhuni ironizon, duke theksuar se “lufta e klasave” vazhdon ende në vendin tonë.
“Miqtë e mi! Të dielën 20:30, datë 10.05.2026 në Kinema “Babylon” në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, shfaqet filmi i mbretit Skënder Halili. Shoqata Tirona me dashakeqësi e xhelozi, ja hoqi posterin legjendës para 1 muaj. Lufta e klasave vazhdon akoma në Shqipëri. Ave naltmadhëria”, shkruan Maxhuni.
Përsa i përket legjendës Skënder Halili, ai mbetet një nga figurat më të shquara në historinë e futbollit shqiptar. Një ikonë, jo vetëm për atë çka jepte në fushën e lojës, por edhe për mënyrën sesi e “zhdukën” nga kjo botë.
Kujtojmë se Halili u arrestua në fund të verës së vitit 1966, kur ishte i grumbulluar me ekipin e Tiranës në Valerengen të Norvegjisë. Si fillim ai u dënua me 11 muaj burg dhe më pas nisi punë në minierat e kromit të bakrit në Bulqizë.
Pikërisht në qytetin e Bulqizës, Halili mori një sëmundje të rëndë, e cila pak vite më vonë i mori edhe jetën. Një jetë si film, udhëtimit të cilit i erdhi momenti që të shfaqet në ekranin e një prej kryeqyteteve më të forta të botës, Berlin, ku të gjithë do të njohin Skënder Halilin e vërtetë.
