Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shkaktuan trazira në prag të ndeshjes me Elbasanin, Policia arreston 10 tifozë të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Shkaktuan trazira në prag të ndeshjes me Elbasanin, Policia arreston
Policia në "Elbasan Arena"

Dhuna ishte “panorama” e prag sfidës mes Elbasanit dhe Tiranës, e cila përfundoi me shifrat 1-3 në favor të “bardhebluve”. Një situatë e paprecedentë, që u shoqërua me grushte, shkopinj, rripa e karriga nga të dyja tifozëritë.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, Policia ka shoqëruar në komisariat 10 persona, të gjithë tifozë të Tiranës, për trazira para dhe pas ndeshjes. Si këta të fundit, por edhe mbështetësit e Tiranës, kapërcyen gardhin që ndan tribunën me fushën dhe nisën përleshjen si në një ring boksi.

Flakadanët e hedhur në fushë, por edhe dhuna me mjete të tjera, ka sjellë arrestimin e 10 tifozëve të Tiranës. Pritet që në vijim, Policia e Shtetit të dalë me njoftim zyrtar mbi masat e tjera që mund të jenë marrë.

 

Poll

Lexo gjithashtu