Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

3 ditë më parë njoftoi largimin nga Pogradeci, Vangjel Zguro i “hedh grepat” ish-it të Partizanit (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
3 ditë më parë njoftoi largimin nga Pogradeci, Vangjel Zguro i
Ilustrim: Orges Shehi & Bledi Shkëmbi - Vangjel Zguro

Vangjel Zguro njoftoi largimin nga Pogradeci vetëm 3 ditë më parë. Për shkak të një situate të vështirë pas penalltisë së humbur në ndeshjen vendimtare ndaj Laçit, pati “krisje” mes tij dhe stafit.

Kështu, pogradeci tashmë është një lojtar i lirë në tregun e transferimeve. Së fundmi, është vetë anësori 33-vjeçar që i ka “shkelur syrin” ish-ekipit të tij, më saktë Strugës.

Në rrjetin social “Instagram”, Zguro ka ripublikuar një foto kur ai ishte pjesë e Strugës në një ndeshje ndaj Shkëndijës së Tetovës. Si lojtar i lirë, ky duket të jetë mesazh për ish-ekipin e tij dhe trajnerin Bledi Shkëmbi.

Kujtojmë që ky i fundit si trajner ka drejtuar ekipe të njohura si Tirana, Teuta, Dinamo dhe Ballkani. Ndërsa si lojtar ka luajtur me ekipe si Skënderbeu, Teuta, Rijeka, Partizani dhe Besa e Kavajës.  

3 ditë më parë njoftoi largimin nga Pogradeci, Vangjel Zguro i
"InstaStory" i Vangjel Zguros

 

Poll

Lexo gjithashtu