Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mbyllen me sukses finalet e "Replay Snack Elka Cup 2026", kurorëzohet fituesit e turneut

Shkruar nga NEWSPORT
Mbyllen me sukses finalet e "Replay Snack Elka Cup 2026",
“Replay Snack Elka Cup 2026”

Kanë përfunduar mes emocioneve, atmosferës festive dhe pasionit për futbollin finalet e turneut “Replay Snack Elka Cup 2026” për djem dhe vajza, të zhvilluara paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”.

Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” u shpall fitues në kategorinë e djemve, pas suksesit 1-0 në finalen ndaj gjimnazit “Perikli Ikonomi”. Finalja dhuroi emocione dhe rivalitet sportiv, me të dy skuadrat që zhvilluan një ndeshje në frymën e “fair play”-t dhe respektit reciprok. Klajdi Mema u shpall lojtari i kësaj finaleje.

Në kategorinë e vajzave, shkolla 9-vjeçare “Myrvete Peza” u kurorëzua kampione e këtij edicioni, pasi triumfoi ndaj shkollës “Urani Rumbo” pas goditjeve të penalltive. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa vajzat nga Tirana fituan 3-0 në serinë e penalltive. Melisa Vata u shpall lojtarja e ndeshjes finale.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Drejtori Teknik Abdyl Kuriu ishin pjesë e ceremonisë finale, ku i dorëzuan trofetë dhe medaljet ekipeve fituese.

Finalet u karakterizuan nga një atmosferë entuziaste dhe pjesëmarrje e lartë e nxënësve, të cilët mbështetën skuadrat e tyre dhe krijuan një klimë festive përgjatë gjithë aktivitetit.

“Replay Snack Elka Cup 2026”, turneu që nisi në muajin prill, u organizua nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me 8 Shoqatat Rajonale të Futbollit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrinë e Arsimit, si edhe me mbështetjen e kompanisë “Elka”.

 

Poll

Lexo gjithashtu