
Luksenburgu ka shënuar edhe golin e dytë të takimit duke përmbysur shifrat. Rezultati është tashmë 2-1 kur kanë mbetur edhe 15 minuta nga fundi. Kujtojmë që në 2011 Luksenburgu na mundte në të njëjtin stadium me shifrat 2-1.
74′ Bensi ekzekuton një goditje këndi nga e majta dhe kroson në zonë, aty ku Malget kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë duke përmbysur shifrat në favor të Luksemburgut.
63' Vetëm pak minuta ka zgjatur avantazhi i kombëtares pasi në minutën e 63′ Kukeli nuk bllokon dot një pasim për Turpelin, i cili futet me top i vetëm në zonë dhe përballë Strakoshës nuk e ka të vështirë të shënojë duke barazuar shifrat.
52′ Shqipëria kalon në avantazh teksa Hysaj shërben mjaft mirë për Roshin dhe ky i fundit godet saktë drejt portës që nga hyrja e zonës.
Kur kanë mbetur 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, Cikalleshi rrëzohet fare pranë zonës duke iu mohuar goli i parë. Po ashtu pas goditjes së dënimit Lenjani ndalet nga portieri i Luksenburgut.
35' Kanë mbetur dhe 10 minuta nga përfundimi i pjesës së parë në miqësoren Luksenburg-Shqipëri. Ekipi i drejtuar nga Gianni De Biasi deri më tani ka treguar karakter në fushën e lojës me disa raste mjaft të mira ku vlen të përmendet Kaçe në minutën e 9-të me një goditje dënimi dhe më pas Memushaj me një goditje dënimi por edhe me një aksion që për pak goditja përfundon në rjetë.
9' Ergys Kaçe mesa duket është rikthyer më i fortë se më parë në kombëtare. Me një goditje dënimi të kryer prej tij, ai ve mjaft në vështirësi portierin e Luksenburgut. Një goditje që i la të gjithë pafjalë.
1′ Fillon ndeshja. Shqipëria luan topin e parë.
Mërgim Mavraj mban shiritin e kapitenit.
LIVE | LUKSEMBURG – SHQIPËRI 0-0
Luksemburg: Shon, Mahmutoviç, Malget, Bohnert, Filips, Martins Pereira, Thill, Bensi, Rodrigez, Jans, Turpel
Trajner: Lyk Holc
Shqipëri (3-5-2): Strakosha, Gjimshiti, Kukeli, Mavraj, Hysaj, Kaçe, Abrashi, Memushaj, Lenjani, Roshi, Çikalleshi
Trajner: Xhani De Biazi