
Ditën e sotme me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Minstrave vendosi që me Fondin Shqiptar të Zhvillimit të realizojnë projektin për stadiumin “Niko Dovana”.
Në këtë projekt do të përfshihet edhe zona përreth stadiumit si një zonë multifunksionale. Kujtojmë që ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Sipas neneve të caktuara, Këshilli i Ministrave vendosi si më poshtë:
1. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese për kryerjen e procedurave të prokurimit publik për zbatimin e projektit për zhvillimin e zonës multifunksionale përreth kompleksit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, përfshirë stadiumin.
- Në funksion të zbatimit të projektit të përcaktuar në pikën 1, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë:
- a) të gjitha procedurat sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës, duke përdorur fonde nga programet aktuale të zhvillimit;
- b) paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e territorit.
- Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Bashkia Durrës lidhin marrëveshje bashkëpunimi në funksion të zhvillimit të projektit të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia Durrës, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Poll