Një pankartë me të vërteta shqiptare është hapur gjatë mbrëmjes së djeshme në “Allianz Stadium” në Torino, ku po zhvillohej ndeshja Juventus – Inter.
Një grup shqiptarësh kanë arritur të futin në stadium dhe të hapin banderolën me mbishkrimin “Kosova është zemra e Shqipërisë”, teksa përbri shkrimit ishte harta e Shqipërisë me Kosovën në qendër të saj.
Kjo është një pankartë që bashkon shqiptarët, sidomos në një moment të artë që Kombëtarja kuqezi po kalon momentalisht. Gjithashtu është një paralajmërim që shqiptarët do të jenë më të bashkuar se kurrë në Europianin e Gjermanisë.
[caption id="attachment_713701" align="alignnone" width="750"] Pankarta e hapur gjatë ndeshjes Juventus - Inter[/caption]