Kërkojnë kthesën ndaj Tomorit, Elbasani nxjerr në shitje biletat
Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Tomorit, sfidë kjo e vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë së Parë. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 17:l00.
Një sfidë ku vendasit do të synojnë rikthimin te fitorja, ndërsa drejtuesit kanë vendosur ultimatum për 9 pikë në 3 sfidat e ardhshme. Për këtë duel klubi ka nxjerrë në shitje bietat, ndërsa bën të ditur gjithashtu edhe çmimet e tyre.
Një biletë në sektorin C kushton 100 lekë, ndërsa në tribunën D, E, F kushton 200 lekë. Në sektorin A dhe B një biletë kushton 500 lekë dhe në tribunën VIP një biletë kushton 1000 lekë.