Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ “Luftën” e kapitenëve e fiton Donald Mëllugja! Burreli mposht Lushnjën mes pretendimeve dhe protestave

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Luftën” e kapitenëve e fiton Donald Mëllugja!
Pamje nga ndeshja Lushnja - Burreli

Burreli ka triumfuar në transfertë përballë Lushnjës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, përfundoi 0-1.

Shansin e pastër e kishin lushnjarët në minutën e 53-të me anë të kapitenit Mikel Canka. Por ky i fundit gaboi nga 11-metërshi. Në krahun tjetër, golin e fitores për matjanët e shënoi Donald Mëllugja në minutën e 66-të me një super goditje.

Kështu, Burreli ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 29 pikë të grumbulluara. Me 9 pikë më pak, Lushnja mbetet në zonën e ftohtë, më saktë në vendin e 10-të.

Penalltia e humbur nga Mikel Canka

Goli i Donald Mëllugjës

Poll

Lexo gjithashtu