Artan Bano futet në fushë duke protestuar
Lushnja dhe Burreli po përballen momentalisht në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Parë. Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu”, në këto momente është 0-0.
Por një skenë e çuditshme ka ndodhur në minutat e para të sfidës. Vendasit kërkuan penallti për një prekje në dorë në zonë nga lojtari i Burrelit, por gjyqtari Gerard Çokaj “tha jo”.
Ky vendim e “çmendi” trajnerin e lushnjarëve, Artan Banon. Teksa aksioni filloi në krahun tjetër të fushës, tekniku u fut në fushë duke protestuar, e gjithë kjo kur loja ishte në zhvillim e sipër.
Poll
