
Vora
Vora dhe Flamurtari po përballen aktualisht në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë. Në prag të nisjes së takimit, është mbajtur një minutë heshtje në stadiumin e Vorës.
Lojtarët vorakë dhe vlonjatë, bashkë me të gjithë të pranishmit në stadium kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të Bledar Hajdarit, futbollistit të Sunday League që u nda nga jeta tragjikisht pak ditë më parë.
Ditën e sotme, Vora do të kurorëzohet si kampione e Kategorisë së Parë dhe do të ngrejë në qiell trofeun pas përfundimit të takimit. Skuadra “blu” sezonin e ardhshëm do të luajë për herë të parë në Kategorinë Superiore.
Poll