Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Në Lushnje bëjnë "prapa-kthehu", Rey Manaj sërish në horizont (ÇFARË PO NDODH TE LAGUNARËT)

Shkruar nga NEWSPORT
Në Lushnje bëjnë "prapa-kthehu", Rey Manaj sërish
Lushnja - Rey Manaj

Lushnja ka bërë sërish ditën e sotme një postim në lidhje me situatën që Rey Manaj po mundohet të blejë klubin. Fillimisht ditën e djeshme njoftuan se gjithçka është e pavërtetë, por para pak minutash bëjnë të ditur se “diçka po ziet”.

Rey Manaj sipas klubit ka zgjuar interes te shumë palë, ndërkohë ndër rreshta paralajmërojnë gjëra të bukura që do të ndodhin. Sërish sulmuesi i Kombëtares del në horizont dhe me kuriozitet pritet të mësohet se çfarë do të ndodhë në vazhdim me palët.

“Diçka mund të bëhet , kontakte ka , thjesht duhet të dakordsohen palët. Qëllimi nga Rey është që të ndihmohet në çdo mënyrë ekipi i tij i zemrës Lushnja.  Por jo çdo gjë është e thjesht. Rëndësi ka që ka zgjuar interesim nga shum palë.

Njërëz si Rey Manaj  na duhen sot ! Përpjekja e tijë vlerësohet shumë dhe në qytet. Lushnja e do futbollin , jeton me të ... imagjinoni të ndodhin ato që po projektohen ... thjesht Imagjinoni ...”, shkruhet në postimin e Lushnjes.

Siç dihet tashmë, Lushnja ka dalë 3 herë në ankand për shitjen e aksioneve, por asnjë individ nuk paraqiste ndonjë interes për të blerë klubin. Tashmë mbetet të shihet në ditët dhe javët në vazhdim për të parë se çfarë do të ndodhë, ndërsa Lushnja vazhdon të mbetet në pronësi të Bashkisë së Lushnjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lushnja (@kflushnja)

Poll

Lexo gjithashtu