
Alfred Deliallisi ka marrë në dorë ditën e djeshme “frenat” e Korabit. 31-vjeçari ka zëvendësuar kështu në stol Agim Canaj, i cili vetëm pak javë më parë ndau rrugët me ekipin nga Peshkopia.
Tashmë për ish-timonierin e Erzenit misioni është shumë i vështirë. Objektivi i klubit është qëndrimi mes më të mirëve në Kategorinë e Parë, një mision shumë i vështirë.
Ky mision do të nisë që në duelin e radhës që Kastrioti do të luajë në kampionat. “Pengesa” e parë për Deliallisin është Valbona, një duel direkt për mbijetesën, ku 3 pikët janë mëse të detyrueshme. Kjo pasi skuadra do të tentojë edhe rikthimin te fitorja në kampionat, e cila iu mungon prej disa javësh.
Aktualisht ndodhen në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me 25 pikë, 5 më pak se Apolonia e vendit të 8-të. Ndërkohë kanë 1 me shumë se Kukësi i vendit të 10-të. Eksperienca që Delialisi ka në karrierën e tij ka bërë që drejtuesit e Korabit t’i besojnë skadrën. Siç dihet 31-vjeçari ka drejtuar Erzenin në Superiore para një sezoni e gjysmë.