Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

VIDEO/ Skënderbeu e Laçi tjetër nivel në Kategorinë e Parë, fitojnë edhe Korabi me Burrelin (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu e Laçi tjetër nivel në Kategorinë e
Kategoria e pare

Kategoria e Parë: Java e 7-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së Parë. 13 gola janë shënuar në këto takime.

Skënderbeu mori një fitore me vuajtje ndaj Luftëtarit, me korçarët që triumfuan 1-0 ndaj gjirokastritëve. Kështu “djemtë” e Ernest Gjokës vazhdojnë të kryesojnë dhe “blindojnë” vendin e parë në klasifikim.

Nga ana tjetër nuk iu ndahet Laçi. Kurbinasit triumfuan 3-0 ndaj Kukësit në transfertë. Fitore të rëndësishme mori edhe Korabi ndaj Lushnjes. Ekipi vendas triumfoi 2-0 ndaj lushnjarëve.

Fitore mori edhe Burreli në transfertë ndaj Apolonisë. Matjanët siguruan 3 pikët pas fitores 2-1 ndaj fierakëve. Ndërkohë në barazim kanë përfunduar ndeshjet BEsa – Pogradeci dhe Kastrioti – Iliria. Të 4 ekipet nuk ia dolën të shkonin më shumë se barazimet 1-1 mes tyre, duke marrë në këtë javë vetëm 1 pikë.

NDESHJET dhe REZULTATET:

LUFTËTARI – SKËNDERBEU 0 – 1 (Abiodoun 86')

APOLONIA – BURRELI 1– 2 (Umejiego 54'/ Rrapi 39', 72') 

BESA – POGRADECI 1 – 1 (Beqja 49'/ Greca 16')

Goli i Pogradecit

KASTRIOTI – ILIRIA 1 – 1 (HOXHA 15'/ Pjetraj 77')

KORABI – LUSHNJA 2 – 0 (Wallace 10', Reci 58') 

Goli i Korabit

KUKËSI – LAÇI 0 - 3 (Myrta 63', Tresa 70', Nerguti 72')

Poll

Lexo gjithashtu