
Sot luhen 2 ndeshjet e fundit të Kategorisë së Parë për këtë javë. Pogradeci pret në shtëpi Flamurtarin, sfidë që do të transmetohet në RTSH, ndërsa Korabi takohet me Valbonën.
Pogradeci-Flamurtari është kryefjala e ditës së sotme për shkak të rëndësisë në renditjen e vlonjatëve. Skuadra nga Vlora kërkon të ndjekë Vorën dhe 3 pikët janë detyrim përballë liqenorëve.
Jo më pak e bukur pritet të jetë dhe përballja në Peshkopi. Dibranët presin tropojanët dhe ksuhtet atmosferiek duken aspak të mira. I ftohti ka mbërthyer të gjithë vendin dhe para pak ditësh filuuan dhe reshjet e dëborës. Pikërisht, bora ka mbuluar stadiumin në Dibër dhe kjo ia vështirëson lojën të dy ekipeve. Sikur të mos mjaftonte kjo, në qytetin verior ekziston dhe një mjegull emadhe që ndërlikon pamjen.
Zona e Peshkopisë shquhet për këto kushte për arsye të gjeografisë dhe terrenit malor. Mbetet për t’u parë se sa punë do t’i prisë të dy skuadrave moti i keq në këtë mini-derbi të veriut.
Kujtojmë të dy klubet lufotjën për mos të rënë, teksa Korabi ndodhet në zonën Play-Out, ndërsa blutë në zonën e rënies dirkete dhe 3 piëkt sot janë një luftë e vërtetë dimërore.