Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

KATEGORIA E PARË/ Java e 22-të “zjarr”! Triumfojnë kryesuesit, Pogradeci mbetet në garë për objektivat madhorë

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Java e 22-të “zjarr”! Triumfojnë
Kategoria e Parë

Java e 22-të e kampionatit të Kategorisë së Parë prodhoi ndeshje emocionuese dhe shumë gola, me skuadrat e kreut që vazhdojnë garën e fortë për objektivat sezonalë.

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj Apolonisë, duke u rikthyer te suksesi pas barazimit të javës së kaluar dhe duke ruajtur vendin e parë me 51 pikë.

Ndjekësi më i afërt, Laçi, vazhdon formën fantastike. Bardhezinjtë mposhtën 2-1 Besën dhe regjistruan fitoren e tetë radhazi, duke shkuar në kuotën e 48 pikëve dhe duke mbajtur presionin maksimal ndaj kryesuesve.

Në vendin e tretë qëndron Pogradeci që triumfoi 2-0 ndaj Burrelit dhe ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke mbetur në garë për objektivat madhorë.

Në sfidat e tjera, AF Luftëtari fitoi 2-1 ndaj Kastriotit, ndërsa Kukësi mundi 4-2 Korabin në një ndeshje të hapur dhe spektakolare. Ndërkohë, Iliria fitoi 2-1 ndaj Lushnjes, duke siguruar një fitore të rëndësishme në javën e 22-të.

Poll

Lexo gjithashtu