Pogradeci
Pogradeci po merr trajtën e “makthi” për të gjithë kundërshtarët në Kategorinë e Parë. Në 5 ndeshjet e fundit, liqenorët grumbullojnë 3 fitore dhe 2 barazime, askush si ata.
Ndeshja e radhës për Pogradecin është të shtunën ndaj Luftëtarit në transfertë, prej orës 13:30. Ditën e sotme klubi pogradecar ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa i rikujton tifozëve kur luhet dueli dhe ku mund ta ndjekin në platformat sociale.
Pas 16 javësh në Kategorinë e Parë, skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela ka 29 pikë, 8 pikë më pas se Skënderbeu kryesues dhe 1 më pak se Laçi i vendit të 2-të.
View this post on Instagram
Poll
