Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

“Gjoka filloi të ofendonte jevgj...”, presidenti i Ilirisë i kundërpërgjigjet akuzave të Skënderbeut, Nazmi Selmani: Turp për Korçën, Nasr provokoi!

Shkruar nga NEWSPORT
“Gjoka filloi të ofendonte jevgj...”, presidenti i Ilirisë
Fotomontazh/ Presidenti i Ilirisë, Nazmi Selmani

Presidenti i klubit të Ilirisë, Nazmi Selmani ka folur së fundmi në lidhje me akuzat e Skënderbeut për dhunë ndaj futbollistëve korçarë. Kreu i klubit nga Fushë-Kruja ka thënë për “RTSH Sport”, se ky ishte një turp nga Korça duke mohuar kategorikisht "dhunën" e shumëpërfolur. Ndër të tjera, ai ka treguar se ka folur në telefon me presidentin e klubit nga Korça, Ardian Takaj, teksa ka “etiketuar” sulmuesin e Skënderbeut, Saleh Nasr si një provokator.

“Versioni jonë nuk është për t’u justifikuar, por është i sinqertë. Unë nuk jam as njeri i mediave, as njeri që dua të shfajësoj veten, por unë deklaroj me pastërti, nësë ne, kemi bërë gjest anti-sportiv, karshi një futbollisti që i kanë marrë buzën me dorë, i ka ngritur një i stafit të Korçës dhe i kanë bërë një fotot, kur ky futbollist nga Egjipti është problematik, në Korçë e kanë rrahur edhe tifozët e Korçës, edhe ku vjen provokon bashkë me trajnerin. Së ça halli kishim ne me u sjell keq me këta, kur Korça ka 34 pikë, ne kemi pikët tona.

Nuk kemi asnjë lloj problemi me Korçën, kam folur edhe me presidentin Takaj para 30 minutash në telefon. Vetëm janë konfliktuar dy futbollista dhe nuk ka ndodhur asgjë tjetër. Unë nuk kam qenë atje, kur kam ardhur ju kam thënë, si ishte puna: Kështu, kështu, kështu! I thashë që trajneri ju ka filluar të shajë jevgj, jevgj. Ne jemi qytet i vogël dhe po përgojohemi shumë. Nuk është e mirë që ne shqiptarët të përgojojmë njëri-tjetrin.

Vriten, priten, makinat, ore Shqipëria është e gjitha njësoj, të gjithë një mentalitet kemi. Korça është qytet i madh, vjen një Nasr këtu, e thotë unë jam futbollist i huaj, jam lule mos më prek. Kur ai provokon, kur ai shan. Si nuk zhvillohet ndeshje kur janë konfliktuar 2 njerëz. Turp i paparë i Korçës, kanë bërë një turp, është gabimi më i madh të bësh këtë lloj gjëje që ka bërë Korça.

Nëse ne e kemi bërë këtë gjë që pretendon Skënderbeu, unë i shtrëngoj dorën presidentit të FSHF-së, të na përjashtojë sonte, jo nesër. Edhe ne nuk merremi më me këtë punë, se ne qenkemi njerëz të këqinj dhe korçarët qenkan njerëz të mirë.

Dy futbollista janë konflikuar me njëri-tjetrin dhe nuk kemi pasur asnjë lloj gjëje me Korçën. Ç’është ky inat, që u përgojohemi vetëm ne. Turp i paparë. Nuk kemi toleruar. Në Pogradec, tifozët tanë i futën 40 minuta me vonesë, mua 20 policë dhe 4 civila më ndiqnin nga mbrapa. Korça me Pogradecin, qenkan kaq provokatorë dhe ne qenkemi më të këqij. Është turp i paparë për skuadrën e Korçës, që të bëjë kështu deklarata”, tha Nazmi Selmani.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu