Ndeshja e sotme e Kategorisë së Parë, ajo mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk u zhvillua. Shkak për këtë, sipas ekipit korçar u bë dhuna e lojtarëve të Ilirisë ndaj “bardhekuqve”.
Ndërkohë që për këtë situatë, për herë të parë ka reaguar trajneri Ernest Gjoka. Në një prononcim të shkurtër të dhënë për Newsport.al, Gjoka ka treguar se futbollistët e Ilirisë u sulën duke goditur me grushte ata të Skënderbeut.
“Situata tashmë është më e qetë për futbollistët tanë. Sigurisht ishte një situatë e jashtëzakonshme, e paprecedentë. Kur pamë disa futbollistë të ekipit kundërshtar, që u sulën duke goditur me grushte, disa nga futbollistët tanë. Shumë e shëmtuar si ngjarje, s’kam asnjë koment më shumë”, tha Ernest Gjoka për Newsport.al.



