Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Klubi i Ilirisë përgënjeshtron dhunën në Fushë – Krujë: Po na prishni imazhin, e zgjidhim në gjyq (DEKLARATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi i Ilirisë përgënjeshtron dhunën në Fushë
Iliria

Klubi i Ilirisë ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për dhunën e ndodhur në Fushë – Krujë. Klubi ka përgënjeshtruar se mund të kenë ushtruar dhunë ndaj futbollistëve dhe pjesëtarëve të Skënderbeut, duke theksuar se gjithçka është e pavërtetë.

Një deklaratë që hedh poshtë atë të Skqënderbeut, ku korçarët bëni të ditur dhunën e ushtruar ndaj tyre. Madje klubi i Ilirisë nuk ndalet me kaq, ndërsa shkruan se për të tillë situatë do të shihen në gjyq, pasi diçka e tillë është për të prishur imazhin e klubit

“DEKLARATË ZYRTARE – KF ILIRIA

Klubi i Futbollit Iliria sqaron opinionin publik, tifozët dhe institucionet përgjegjëse se në stadiumin “Redi Maloku”, gjatë ndeshjes me Skënderbeun, nuk ka ndodhur asnjë akt dhune apo incident. Çdo pretendim i kundërt është plotësisht i pavërtetë dhe përbën përpjekje për të krijuar tension të panevojshëm rreth klubit tonë.

Theksojmë se delegimi i medias dhe raportimi i tyre duhet të bazohet në fakte të verifikuara, pasi as lojtarët, as stafi dhe as tifozët tanë nuk janë përfshirë në asnjë konflikt. Çdo aludim për “dhunë në stadium” është një justifikim i pajustifikuar, i cili cenohet nga fakti se terreni ishte i rënduar për shkak të kushteve atmosferike, gjë që mund të ketë ndikuar në pakënaqësi sportive, por jo në sjellje të dhunshme, të cilat nuk kanë ekzistuar.

Gjatë mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, në ambientet e jashtme dhe të brendshme ishin të pranishme forcat e Policisë së Shtetit dhe njësia “Shqiponja”, të cilat garantuan rendin dhe sigurinë.

Në asnjë moment nuk ka pasur incident, konflikt apo situatë të pakontrolluar.

F Iliria nuk i pranon këto shpifje dhe i konsideron ato sulm ndaj imazhit të klubit. Për këtë arsye, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore ndaj çdo media apo individi që përhap lajme të rreme dhe të paqena për klubin tonë.

Ne mbetemi të fokusuar vetëm te sporti, etika dhe respekti për lojën.

KF ILIRIA”, ka shkruar klubi i Ilirisë. Siç dihet tashmë sfida Iliria - Skënderbeu është anuluar nga FSHF-ja. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Iliria (@kfiliria.al)

Poll

Lexo gjithashtu