Jemi më pak se gjysëm ore para ndeshjes Iliria – Skënderbeu. Duel ky i vlefshëm për javën e 14-të të Kategorisë së Parë.
Por para se të fillojë kjo sfidë ka “shpërthyer” lufta në Fushë – Krujë. Futbollistët e Ilirisë kanë sulmuar lotjarët e Skënderbeut dhe trajnerin Ernest Gjoka, të cilët po qëndronin në dhomën e zhveshjes në stadiumin “Redi Maloku”.
Lojtarët nga skuadra e Skënderbeut që u sulmuan janë Saleh Nasr, Altin Ukici dhe Mario Gjata. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë klubi i Skënderbeut nëpërmjet një deklarate.
Nuk dihet ende se cila është arsyeja e kësaj përplasjeje, e cila ka nisur që para startit të sfidës. Vlen të theksohet se dueli i fazës së parë i zhvilluar në Korçë pati shumë tension dhe mbetet të shihet se si do të shkojë kjo sfidë.
