Momenti kur futbollistet e Skenderbeut largohen nga stadiumi pas dhunes
Futbollistët e Skënderbeut janë përballur ditën e sotme me një situatë aspak të hijshme. Korçarët janë sulmuar fizikisht nga lojtarët dhe pjesëtarët e Ilirisë pak minuta para startit të sfidës, ku “pre” e kësaj dhune ishin 3 futbollistë dhe Ernest Gjoka.
Kjo bëri që futbolli të kalojë në plan të dytë dhe ndeshja të anulohet. Është dashur ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën dhe për të shoqëruar ekipin e Skënderbeut.
Nga ky sulm i bërë ndaj futbollistëve të Skënderbeut është mësuar se Saleh Nasr dhe Altin Ukici kanë pësuar dëmtime në fytyrë, ndërsa nuk dihet ende nëse janë lënduar trajneri dhe futbollisti tjetër, Mario Gjata.
View this post on Instagram
Poll
