Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Shkodranët festojnë para Vorës, Vllaznia si “mike” në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Shkodranët festojnë para Vorës, Vllaznia si
Vllaznia

Ndeshja mes Vorës dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 14-t të Superiores, do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”. Është vetë FSHF që ka zyrtarizuar stadiumin për këtë sfidë.

Kjo, për shkak se impanti i klubit të Vorës është ende në rikonstruksion e sipër, pra jo gati për të pritur ndeshje. Gjithashtu, për këtë duel mjaft interesant është ndryshuar edhe orari.

Sfida që do të luhej të enjten në orën 13:30, është shtyrë me 3 orë dhe do të zhvillohet në 16:30. Pra, Vllaznia do të luajë kundër Vorës si “mike” në shtëpinë e saj.

Poll

Lexo gjithashtu