Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Elbasani dhe Bylis 90 minuta larg Superiores, mësoni 4 ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani dhe Bylis 90 minuta larg Superiores, mësoni 4 ndeshjet e sotme
Kategoria e Pare


Kategoria e Parë vijon me ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit. Pas fitores së Flamurtarit ndaj Vorës ditën e djeshme, e sotmja rezervon emocione të tjera. Dy skuadrat kryesuese që dominuan në mënyrë absolute gjithë këtë edicion, Elbasani e Bylis, janë 90 minuta larg sigurimit të biletës së Superiores.

Verdhebluve u mjafton 1 pikë ndaj Apolonisë, ndërsa ballshiotët u duhet fitorja përballë Korabit. Të dy skuadrat luajnë në shtëpi, por elbasanasit do të kenë stadiumin e mbyllur për shkak të dënimit nga Disiplina.

Paralelisht në orën 15:00 luhen 2 ndeshje të tjera mjaft të rëndësishme, ndoshta më shumë se dy të parat. Luzi pret Lushnjen në shtëpi dhe fitorja është treni i fundit për të shpresuar tek mbijetesa nga Play-Out. Ndërsa, për lagunarët gjithashtu duhen pikët për të siguruar pozitat në zonën e sigurtë.

E njëjta vlen për Burrelin që sfidon Tomorin e rënë matematikisht në të Dytën.

Ndeshjet:

Elbasani – Apolonia
Bylis – Korabi
Luzi – Lushnja
Tomori - Burreli

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga