
Elbasani dhe Bylisi janë vetëm një ndeshje larg ngjitjes së Superiore. Ashtu si elbasanasit edhe ballshiotët janë dy prej ekipeve që i kanë shtuar lezetin Kategorisë së Parë në këtë sezon.
Skuadra e Nevil Dedes aktualisht kryeson kampionatin me 66 pikë, ndërsa ekipi i Arian Bellain ndjek me 2 pikë më pak. Sigurimi i edlitës thuajse është kapitull i mbyllur dhe tashmë është vetëm çështje kohësh zyrtarizimi matematikisht.
Në fakt gjithçka mund të zyrtarizohet të shtunën, kur do të zhvillohen edhe ndeshjet e javës së 29-të të Kategorisë së Parë. Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundit i kampionatit, Elbasanit i duhet vetëm 1 pikë për të festuar ngjitjen në Superiore, pasi aktualisht janë 15 pikë mbi Flamurtarin e vendit të 3-të.
Ndërkohë nga krahu tjetër Bylisit i duhen 3 pikë për të festuar gjithashtu rikthimin në Superiore pas një viti. Ndërkohë në 4 javët e mbetura më pas Elbasani dhe Bylisi do të duhet të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për titullin kampion të Kategorisë së Parë.