Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Bindi që në sezonin e parë, skuadra që luajti në Botërorin e Klubeve i “qepet” pas ish-sulmuesit të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Bindi që në sezonin e parë, skuadra që luajti në
Saleh Nasr

Saleh Nasr padiskutim ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar në Superiore. Egjiptiani arriti të bindë që në sezonin e tij të parë, teksa mori vëmendjen e disa skuadrave me paraqitjet te skuadra e Tetutës.

Ndërkohë pjesën e dytë të sezonit e zhvilloi me fanellën e Skënderbeut dhe tashmë për të nuk mungojnë interesimet. Saktësisht nga skuadra e Al Ahly. Ekip ky që militon në elitën e futbollit egjiptian dhe kanë arritur të fitojnë 112 trofe.

Këtë sezon Al Ahly mbahet mend si skuadra që surprizoi disa ekipe në Botërorin e Klubeve, duke barazuar ndaj skuadrave si Porto dhe Inter Miami i Lionel Messit. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë nëse drejtuesit egjiptian do ta rikthejnë në Egjipt 25-vjeçarin, i cili ka fituar simpatinë e tyre gjatë sezonit të kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga