
Pas aludimesh të shumta se kush do të merte shiritin e kapitenit ndeshjen e nesërme, mësohet se do të jetë pikërisht mëngjërashi Ansi Agolli. Mbrojtësi i kombëtares, ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen kundër Zvicrës, duke fituar shiritin e kapitenit për këtë ndeshje të një rëndësie të madhe. Agolli njihet si fanatik i zjarrtë i skuadrës kombëtare, por gjithashtu dhe skuadrës së Tiranës, për të cilën ka luajtur disa vite rresht në ligën superiore.
Poll