Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Dy takimet e para janë programuar në orën 16:30. Partizani do të presë AF Elbasanin në “Arenën e Demave”. Të kuqtë kanë avantazh për të kaluar në gjysmëfinale pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.
Po të njëjtin rezultat 1-0 ka arritur edhe Vllaznia në transfertë ndaj Bylisit. Kuqeblutë do të presin Bylisin në “Loro Boriçi” me synimin për të siguruar kualifikimin.
Dy ndeshjet e tjera do të luhet në orën 19:30. Egnatia pret Teutën në shtëpi, pas fitores 2-1 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”, duke u afruar kështu te gjysmëfinalet.
Ndërsa Dinamo City do të përballet me Tiranën në stadiumin “Air Albania”. Blutë e Dinamos kanë bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin pas fitores 2-0 në takimin e parë.
Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë premtojnë spektakël dhe emocione, ku çdo skuadër do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend në gjysmëfinale.
